Ndaj Turqisë këtë të hënë është vetëm ndeshje miqësore, por impenjime në Antalia, ku është grumbulluar Kombëtarja, duke tejet i madh.

Nga Turqia, duket se do të nisë një erë e re në Kombëtaren Kuqezi nën drejtimin e trajnerit Panucci. Italiani po kërkon të njohë sa më shumë grupin që ka në dispozicion edhe pse koha nuk është e madhe.

Kombëtarja është duke vazhduar me dy seanca stërvitore dhe pritet që ndaj Turqisë të kemi një Kombëtare të ndryshuar krahasim me atë që kemi parë në eliminatoret e Botërorit, të cilat i mbyllëm në vendin e tretë në grup.

Top Channel