Morata, Dua të qëndroj gjatë te Chelsea

09/11/2017 04:45

Alvaro Morata ishte heroi i Chelsea-t në takimin e të dielës ndaj Manchester United-it, me golin që shënoi, duke i dhënë londinezëve 3-pikëshin.

Spanjolli theksoi se ndihet mjaft mirë te Chelsea dhe se do të donte të qëndronte për një periudhë të gjatë aty. Morata ka fituar La Ligën me Realin e Madridit dhe Serinë A me Juventusin, por duket se objektivi i sulmuesit spanjoll, është që të fitojë tani edhe Premier League-n.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë në Londër dhe do të doja të qëndroja shumë gjatë te Chelsea. Kam fituar në La Liga dhe në Serinë A, ndaj dua të fitoj edhe në Premier League. Nuk e di a do t’ia dalim këtë sezon, por nuk do të doja të largohesha nga këtu, pa u shpallur kampion me Chelsean”, tha Morata.

Top Channel