Integrimi “varet” nga vettingu, Hahn: Të presim Raportin. Rama: Plotësuam kushtet

09/11/2017 11:58

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur, por pritshmëritë e Bashkimit Europian lidhen me procesin Vettingut.

Të gjithë këta elementë do të përfshihen brenda progres-raportit, i cili pritet të dalë në pranverë të vitit të ardhshëm.

“Një nga rezultatet e para që duhet të kemi për të marrë rekomandimin pozitiv është ai që njihet si procesi i vetingut, i cili sapo ka filluar dhe unë pres që rezultatet e para t’i shikojmë në fillim të vitit”, tha Hahn.

Sipas Komisionerit Hahn aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar i mbështetur nga partitë politike, shoqëria civile dhe media, ndërsa përmendi edhe problemet që shqetësojnë BE.

Sinkron Johannes Hahn Komisioneri per Zgjerim BE

“Kemi një histori të re për të treguar në lidhje me ecurinë, me progresin, si shembull sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, apo për uljen e numrit të azilkërkuesve”, deklaroi Komisioneri.

Kryeministrit Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe meriton hapjen e negociatave.

“Sot jemi në kushtet kur nga njëra anë mund ta themi me plot gojën që Shqipëria meriton që të hapë negociatat përsa na takon dhe nga ana tjetër, pavarësisht si dhe qysh procesi do të zhvillohet ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicionin tonë në lidhje me këtë aspiratë të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Kryeministri.

Në maj të vitit 2018 do të mbahet edhe një samit për Ballkanin Perëndimor në Bullgari, 15 vite pas atij të Selanikut.

Top Channel