“Cristiano nuk është më i miri sepse…”

09/11/2017 08:38

Dmitro Chygrynskiy, ish-lojtar i Barcelonës, i cili konsiderohet si një nga blerjet më zhgënjyese të epokës Guardiola, ka deklaruar në një intervistë për një radio katalanase se Cristiano Ronaldo ka një karakteristikë që nuk e lejon të jetë më i miri.

Kur u pyet se kush ishte më i mirë mes Messit dhe Cristianos, mbrojtësi ukrainas tha: “Cristiano është një golshënues i madh, por nuk është lojtari më i mirë në botë sepse është egoist. Messi është ndryshe, mendon gjithmonë për skuadrën”.

Chygrynskiy u ble për 25 milionë euro nga Shakhtari me kërkesë të Guardiolës dhe ky çmim ishte një presion i shtuar për futbollistin.

“Barcelona është botë tjetër. U habita nga niveli i lojtarëve si Messi dhe Ibrahimovic. Ato 25 milionë euro që u paguan për mua u kthyen në presion, pasi nuk ishte vlera reale imja”.

Top Channel