Balla-Bashës: Po degradon PD-në, si mund të flasësh për PS-në

09/11/2017 17:37

Edhe pse Lulzim Basha la sallën e Kuvendit menjëherë pasi në foltore u ngjit Taulant Balla, deputeti i PS reagoi ndaj kreut të Partisë Demokratike.

“Më vjen shumë keq për degradimin e Partisë Demokratike. Ai që e ka hundën nën kësulë dhe që themeluesit e PD-së e kritikojnë se po shkatërron këtë parti, tani po na qan hallin edhe të Partisë Socialiste”, tha Balla.

Balla tha më tej se “Topalli thoshte se Basha di vetëm të gënjejë dhe sot pati mundësinë të bënte të njëjtën gjë”.

“Si mund t’i besojnë edhe ata që e votuan këtë zotëri të bëjnë të njëjtën gjë në zgjedhjet e ardhshme. Ke ndërtuar një rrugë 62 km për 1 mld euro, ndërsa ne po ndërtojmë sot 94 kilometra me 70 milionë euro. Ti je njeri që i je fshehur drejtësisë për abuzime 230 mijë euro. Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis, nuk arrite të mësosh gjë tjetër”, tha Balla.

Top Channel