Aguero zbulon se kur do të largohet nga Manchester City

09/11/2017 10:42

Agüero e ka shumë të qartë se kur do të largohet nga Manchester City dhe gjithashtu e ka vendosur se ku do e vazhdojë karrierën e tij pas largimit.

Sulmuesi argjentinas ka thënë disa herë se ka dëshirë që të mbyllë karrierën me Independiente de Avellaneda dhe rikthimi në vendlindje do të ndodhë në vitin 2019.

Në deklarata për TyC Sports nga grumbullimi i Argjentinës, Aguero tha: “Kanë dalë zëra se më kërkon Milani, Reali apo ku di unë. Unë gjithmonë kam thënë se do të kthehem te Independiente kur të mbaroj kontratën me City-n. Në vitin 2019 përfundoj kontratën dhe kam opsionin për një vit tjetër. Por, ideja është që të kthehem te Independiente”.

Top Channel