Stina e mbjelljeve, pemë të reja në Bllok dhe Unazën e Re

08/11/2017 10:30

Tashmë është stina e mbjelljeve dhe pavarësisht kushteve të motit, punonjësit e bashkisë kanë mbjellë pemë të reja në dy rrugë kryesore të Tiranës, atë të Bllokut dhe të Unazës së Re.

Mbjelljet e reja janë bërë në rrugicat e zonës së ish-bllokut, e cila ka një dendësi të madhe banorësh dhe është një nga më të frekuentuarat nga të rinjtë. Paralelisht, puna ka vijuar dhe në zonën e Unazës së Re pranë Astirit.

Kryebashkiaku Veliaj ka ftuar bizneset që t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve të reja, duke dhuruar dy pemë për çdo automjetet që kompania zotëron.

Top Channel