Kur Milani transferoi Bonuccin dhe Interi Skriniar në merkaton e verës u mendua se kuqezinjtë do të kishin një mbrojtje të hekurt, ndërsa te Interi ishte gjithçka për t’u parë se si do të paraqitej sllovaku.

Por tashmë kur janë luajtur 12 javë në Serie A, Bonucci te Milani ka rezultuar një dështim, me kuqezinjtë që kanë pësuar 18 gola deri tani. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me Interin dhe sllovakun Skriniar, i cili ka bindur plotësisht, duke u kthyer në një lojtar thuajse të pakalueshëm për sulmuesit kundërshtar. Mbrojtja është një nga repartet më të suksesshme të këtij Interi, i cili mban vendin e tretë me mbrojtjen e dytë më të mirë me 9 gola të pësuar.

Paraqitjet e shkëlqyera të Skriniar kanë vënë në lëvizje edhe klubet elitare europiane për ta bërë pjesë të tyren. Barcelona është një nga skuadrat e interesuara për sllovakun.

Për këtë interes, Skriniar ka folur së fundmi duke thënë se e vlerëson interesimin, por ndjehet mirë të Interi.

“Barcelona është gjithmonë Barcelona, por unë jam mirë te Interi dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë në verë. Me Spalletti-n po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë të shkojmë së më larg”, ka thënë sllovaku.

Top Channel