Pallto, protagonistja e stinës

08/11/2017 11:06

Sigurisht tashmë po hyjmë në stinën e ftohtë të dimrit dhe kemi nevojë për ato veshjet e ngrohta e të trasha, ky kryefjala është palltoja.

Nga stilistët ajo është interpretuar në mënyra të ndryshme. Me dopio jakë, me ngjyra neutrale apo të shndritshme, këto janë ato që na propozon kjo stinë për të qënë trendi, po mbi të gjitha ngrohtë.

Çdo shtëpi ka dizejnuar pallton sipas mënyrës së saj, aq sa secila mund të identifikohet lehtë. Ka pallto të drejta, me prerje mashkullore, dhe më tradicionale, nga deveja klasike, të propozuar nga Max Mara, tek pelerina mashkullore.

Në pasarelë ka qënë mjaft e dukshme dhe dopio jaka, shumë funksionale dhe elegante. Apo dhe pardesy që nuk mungon kurrë në garderobë. Ka dhe gjatësi maksimale si ato të propozuara nga Dior.

Mes ngjyrave, një argument i veçantë i është rezervuar grisë, që këtë vit rikthehet fuqishëm. Elegante, praktike, i gjithëanshëm është perfekt për raste formale, dhe i jep jeptë me një palë këpucë, apo ndonjë aksesor e bluzë më ngjyra të ndezura, ndriçohet dhe bëhet perfekte.

Palltot janë propozuar nga shumë koleksione në versionet me shumë ngjyra, nga nuancat e ndryshme të të kuqes, tek ngjyrat e kësaj stine, tek kontrasti i kuq i propozuar nga Armani apo e bardha dhe ngjyrë argjendi nga Chanel.

FOTO GALERI
1/19
Bluemarine

Top Channel