Kuqezinjtë në Antalia, vijojnë përgatitjet për Turqinë

08/11/2017 20:47

Në pritje të miqësores të së hënës, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka vazhduar edhe këtë pasdite me pjesën taktike, duke parë një herë një grup dhe me pas grupin tjetër të ekipit në kombinacionet dhe ushtrimet e ndryshme në fushë, sipas ndarjes së planifikuar.

Gjate gjithë kohës trajneri ka qenë në komunikim intensiv me lojtarët në pjesën taktike të stërvitjes për lëvizjet e tyre ne fushë. Më pas, në 20 minutat e fundit edhe një mini-ndeshje, edhe këtu për të vlerësuar situatat taktike të lojës. Ndërkaq vijon të stërvitet i diferencuar Migjen Basha, i cili sot ka bërë disa ushtrime të lehta vecmas në seancën e pasdites, dhe me tej ka vijuar me pak vrap të lehtë.

Dita e sotme e ekipit përfaqësues ka përkuar me ngarkesën e dy seancave stërvitore. Ndërkohë nesër është planifikuar vetëm një seancë stërvitore, ajo e pasdites.

Probleme fizike te lojtaret nuk ka, përvec Bashës që ka ardhur në grumbullim me shqetësime fizike dhe që bën stërvitje të diferencuar, drejt rekuperimit të tij.

Top Channel