Icardi: Nuk kam asgjë të rëndë

08/11/2017 13:49

“Falë Zotit ishte vetëm një goditje dhe asgjë e rëndë. Tani le të mendojmë për të rekuperuar sa më shpejt të jetë e mundur”.

Me këtë mesazh të postuar në profilin e tij në Instagram, Mauro Icardi ka siguruar personalisht të gjithë tifozët e Interit dhe ka konfirmuar praktikisht praninë e tij në fushë kundër Atalantës, pas 10 ditësh.

Goditja në gju që pësoi kapiteni zikaltër në ndeshjen ndaj Torinos nuk është shqetësuese, thjesht e pengoi sulmuesin që të luante dy miqësoret e Argjentinës.

Icardi po rekuperohet me fizioterapi dhe stërvitje të diferencuar. Së shpejti do të kthehet në stërvitje me grupin dhe do të jetë në fushë kur të rinisë kampionati pas pushimit të kombëtareve.

Top Channel