Dënimi i ashpër i skuadrës së Flamurtarit me 4 ndeshje pa tifozë për banerat ironikë në stadiumin e Vlorës është zbutur disi nga Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ekipi i trajnerit Shpëtim Duro u penalizua në mënyrë të ekzagjeruar nga Disiplina për parullat që shihen shpesh në stadiumet shqiptare, por asnjëherë nuk ka patur reagime të tilla.

Por tani Apeli ka vendosur të ulë dënimin e Flamurtarit duke e reduktuar nga 4 në dy ndeshje. Ekipi kuqezi e shleu një pjesë të dënimit me stadiumin e boshatisur kundër Kukësit por jo vetëm kaq.

Flamurtari mund të paguajë tashmë në vlerë monetare gjysmën e dënimit, e kështu do të mund të rikthejë në stadium tifozët e tij në përballjen e fortë ndaj Skënderbeut. Ndërkohë për ekipin bregdetar, mbetet në fuqi një gjobë prej 100 mijë lekësh për shkak të sjelljes së tifozëve.

Top Channel