Alpinistja Flutura Uta Ibrahimi, një gur nga Everesti për presidentin

08/11/2017 14:55

Flutura-Uta Ibrahimi është shqiptarja e parë që u ngjit në majën më të lartë në botë atë të Everestit. Ajo është pritur këtë të mërkurë nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Në takim Ibrahimi shoqërohej nga kreu i shoqatës aplino-turistike “Dajti”, Xhimi Begeja. Kreu i shtetit diskutoi me ta për promovimin e bjeshkëve dhe alpeve shqiptare dhe turizmit malor në vend.

Alpinistja i dhuroi presidentit një foto të sajën në majën e lartë të Everestit, si dhe një gur simbolik nga ai vend. Flutura Uta Ibrahimi është alpiniste prej 6 vjetësh, dhe aktualisht ka një agjenci të vetën turistike në Kosovë.

Top Channel