West Ham vendosi të largojë trajnerin kroat Slaven Biliç nga pankina, për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa drejtimin e ekipit duket se do t’ia besojë një emri të njohur të Premier League-s.

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Manchester United-it, David Moyes, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht sot te klubi anglez dhe do të fillojë menjëherë nga puna, me stërvitjen e parë.

Sezonin e fundit Moyes drejtoi klubin e Sunderland-it, nga ku u shkarkua pasi u konfirmua matematikisht rënia e skuadrës në Championship, në prill të këtij viti.

Krahas Manchester United-it, Moyes ka drejtuar për 11 vite Evertonin, ndërsa ka provuar edhe një aventurë 1 vjeçare te klubi spanjoll i Real Sociedadit. West Ham vendosi t’ia besojë Moyes-it pankinën, pasi mori një refuzim të prerë nga ish trajneri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelloti.

Top Channel