Electronic Arts ka prezantuar video-lojën “EA Sports UFC 3”, me Conor McGregor si yllin e kopertinës.

Kjo lojë do të jetë e disponueshme nga data 2 shkurt 2018 për Xbox One dhe PS4. Electronic Arts ka përdorur për krijimin e UFC 3 teknologjinë e re të “Real Player Motion”, për të ofruar “lojën më të rrjedhshme në historinë” e UFC.

Drejtori krijues i “EA Sports UFC 3”, Brian Hayes, ka thënë: “Teknologjia e re na ka lejuar që të bëjmë një hap të madh përpara përsa i përket lëvizjeve dhe reagimeve. Rezultati do të shihet në ndryshimin e madh të stilit të lojës, ku çdo lëvizje është strategjike dhe gjithçka duket më reale”.

Video-loja do të ketë edhe një karrierë që do të titullohet “Më i miri i historisë”, ku vendimet që do të marrë vetë lojtari jashtë oktagonit do të jenë po aq të rëndësishme sa ato brenda. Pak a shumë, do të jetë si udhëtimi i Alex Hunter në “FIFA”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel