Partizani i falet sërish Starovës

06/11/2017 00:55

Partizani për të disatën herë kryen rokadën në pankinë, duke larguar trajnerin e huaj dhe duke i dhënë detyrën sërish trajnerit të përjetshëm Sulejman Starova.

Duket si një film i parë, por që merr episode të reja, në një situatë shumë të vështitë.

Starova ka qenë pak larg gjatë kohës së fundit, pasi nuk ka patur një marrëdhënie të mirë me këshilltarin Moggi, por gjithnjë e ka patur një vesh të ngritur nga zhvillimet e klubit të kuq. Dhe thirrja nuk vonoi, pasi Iuliano as nuk u mësua dhe as nuk pranoi të mësonte me shumë mes të kuqve dhe u largua me urdhër të dielën, duke marrë me vete një dështim të madh.

Për Partizanin nis faza e dytë me më pak pikë se një vit më parë, me një skuadër me më pak kualitet dhe me një trajner që duhet të përsërisë të njejtën formulë, duke arnuar gabimet e paraardhësit.

Top Channel