Juve-Barça, s’ka më bileta

06/11/2017 21:38

Biletat e vendosura në shitje për ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës u sfumuan në pak minuta duke premtuar një impiant të tejmbushur në Ligën e Kampioneve mes bardhezinjve dhe formacionit katalanas.

Në Allianz Stadium të Torinos parashikohet të mos ketë asnjë vend të lirë për betejën europiane që mund të vlejë aksesin e vendasve në fazën tjetër, 90 minuta para fundit të grupeve.

Ndaj Barcelonës të mërkurën e 22 nëntorit, tifozët e Zonjës së Vjetër kishin paralajmëruar koreografi të veçantë dhe interesimi i jashtëzakonshëm e përligj dhe entuziazmin.

Formacioni blaugrana rikthehet rikthehet në tempullin e bardhezinjve 7 muaj nga ndeshja e famshme kur një dygolësh i Paulo Dybala dhe një rrjetë e Chiellinit, hapën rrugën e Juventus drejt gjysmëfinaleve të turneut.

Barcelona tani kryeson grupin me 10 pikë, e distancuar me 3 pikë nga Juventus e vendit të dytë. Kryesimi duket mision i pamundur për italianët pas disfatës 3-0 në Camp Nou.

Por kualifikimi mund të vijë për Juven në rast të një fitoreje në dy ndeshjet e fundit, kjo sepse Sportingu i Lisbonës në vendin e tretë, është në disavantazh në përballjet direkte.

Top Channel