Gjermania e Spanja, në “Rusi 2018” me fanella “retro”

06/11/2017 12:00

Ato janë dy kombëtare që kanë të njëjtin sponsor sa i përket veshjeve sportive. Bëhet fjalë për “Adidas”, që sapo ka zbuluar edhe fanellat me të cilat Gjermania dhe Spanja do të luajnë në kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Ajo që të bie në sy është fakti se, si Gjermania, ashtu edhe Spanja kanë vendosur të prezantohen në Botërorin e vitit të ardhshëm me fanella “retro”.

Gjermanët, kampionë në fuqi të Botës, do të veshin në Rusi një fanellë të frymëzuar nga kompeticioni i vitit 1990, kur Gjermania Perëndimore asokohe fitonte Kupën e tretë të Botës në Itali, kundër Argjentinës.

Ndërkohë, spanjollët kanë preferuar ta kthejnë kohën pas në vitin 1994, për të kopjuar disi fanellën me të cilën Spanja luante asokohe ndaj Italisë, në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel