Dëmtohet Icardi, mbetet jashtë Argjentinës

06/11/2017 09:57

Mauro Icardi nuk do të jetë pjesë e Argjentinës për miqësoret ndaj Nigerisë dhe Rusisë.

Lajmin e ka bërë zyrtar vetë trajneri i skuadrës kombëtare, Jorge Sampaoli, që nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar se për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Icardi ka patur një enjtje në gju pas përfundimit të ndeshjes me Torinon, ku mendohet se ka marrë shumë goditje. Icardi do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara gjatë të hënës.

Sulmuesi i Interit është një nga zgjedhjet kryesore të trajnerit Sampaoli që pas marrjes së detyrës si trajner i Argjentinës, edhe pse ka shkaktuar shumë polemika.

Top Channel