Rruga “Arkitekt Sinani” në zonën e Xhamllikut në kryeqytet do të ketë një rrjet të ri kanalizimesh, i cili është po aq i rëndësishëm sa ai i furnizimit me ujë të pijshëm.

UKT dhe mjetet e bashkisë së Tiranës kanë punuar edhe gjatë fundjavës për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar ndër vite si pasojë e mosvënies dorë me një rrjet krejtësisht të ri që pritet të stabilizojë largimin e ujërave të zeza.

Në të gjithë Tiranën ka nisur kontrolli dhe rikonstruksioni i rrjetit ekzistues si dhe mirëmbajtja e pusetave e ndërrimi i kapakëve etj.

Për herë të parë, në të gjitha rrugët e reja që po ndërtohen, po realizohen edhe punimet nëntokësore ku shtrihet rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm si dhe ai i kanalizimeve.

Top Channel