Reali mori një fitore me 3 gola në javën e 11 të La Liga-s ndaj Las Palmas, por Ronaldo nuk mundi të shënonte në këtë takim.

Casemiro, Isco dhe Asensio ishin autorët e tre golave për madrilenët në këtë fitore mjaft të rëndësishme, e cila vinte pas humbjes së javës së parë ndaj Girona-s.

Me këtë fitore, kampionët e Europës ngjiten në vendin e tretë në kampionat, por Barcelona është ende 8 pikë para.

Top Channel