Pasimi “imagjinar” i portierit të Mainz (VIDEO)

05/11/2017 12:43

Bundesliga gjermane regjistroi këtë fundjavë një moment komik që po konsiderohet gafa e vitit.

Një ndalesë e topit që nuk shkoi si duhet për portierin e Manzit, e ktheu këtë të fundit objekt ironie në internet, me mijëra përdorues që nxituan në fotomontazhe dhe parodi për 23-vjeçarin.

Robin Zentner kërkoi të pasonte topin për një prej shokëve të ekipit por u duk sikur u hiponotizua kur pa sferën që shkoi diku tjetër, një gabim që fatmirësisht për të nuk u shfrytëzua nga futbollistët kundërshtarë.

Skuadra e trajnerit Shvarc ishte duke humbur 0-1 në ato momente, por Vestergard i dha barazimin majnzit në ndeshjen që më shumë bëri bujë për gafën e portierit sesa për rezultatin.

Top Channel