Manchester City po tregon një formë fantastike këtë sezon në Premier League, duke arritur fitore pas fitoreje, madje edhe ndaj rivalëve kryesorë.

Këtë herë ishte radha e Arsenalit të dorëzohej përballë skuadrës së drejtuar nga Guardiola, e cila fitoi 3-1.

De Bruyne realizoi që në minutën e 19-të, duke i dhënë një drejtim të pakthyeshëm sfidës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Aguero i çoi shifrat në 2-0 me golin e tij të 179-të me fanellën e City-t.

Lacazzete rihapi përkohësisht takimin në minutën e 69-të, pasi 5 minuta më vonë Gabriel Jesus realizoi të tretin për ekipin e tij dhe të fundit të sfidës.

Më këtë sukses, Manchester City shkon në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Arsenali mban vendin e 6-të me 12 pikë më pak se “Cityzens”.

Top Channel