Një vit më parë, 16 persona të sëmurë kronikë humbën jetën për shkak të komplikacioneve që shkaktoi epidemia e gripit. Këtë vit ka një ndryshim, të paktën në ndërgjegjësimin për t’u vaksinuar.

“Po e kam bërë vaksinën e gripit, siç e bëj çdo vit sepse vuaj nga zemra”, thotë një qytetar.

Nisur nga eksperienca e viteve më parë, kur vaksina antigrip refuzohej, madje edhe nga vet bluzat e bardha, duket se këtë vit situata ka ndryshuar.

“Ne jemi në përfundim të procesit të vaksinimit. Kemi marrë 1.100 doza për qendrën tonë. Ndryshe nga vitet e tjera, kur ka pasur kohëzgjatje procesi i realizimit, këtë vit realizimi i vaksinës duke u mbështetur së pari në punën që kanë bërë mjekët me pacientët, por dhe në përfitimet e viteve të mëparshme nga pacientët e vaksinuar kundrejt situatave virale, ka bërë që besueshmëria të rritet dhe refuzimi të ulet në një shkallë të konsiderueshme”, thotë Brunilda Shiroka.

Vaksina antigrip ofrohet falas në qendrat shëndetësore, kryesisht për të moshuarit që vuajnë nga sëmundje kronike, për gratë shtatzëna, si dhe për fëmijët e moshës mbi 10 vjeç.

Top Channel