Valencia nuk ndalet, merr fitoren e shtatë radhazi

04/11/2017 14:48

Valencia vijon të konfirmohet si rivali kryesor i Barcelonës, në garën për titullin kampin të Spanjës.

Skuadra e Marcelinos ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Leganesin dhe tani ka vetëm një pikë më pak se katalanasit.

Parejo zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan Rodrigo dhe Santi Mina.

Kjo ishte fitorja e 7 radhazi për Valencian, nga 8 që ka bërë gjithsej në këto 11 javë të para, ndërsa ende nuk e ka provuar shijen e humbjes.

Edhe sulmi i Marcelinos funksionon më së miri, me plot 30 gola të shënuar, në 11 takime, ose mesatarisht 3 gola për ndeshje.

Top Channel