WhatsApp, aplikacioni i çatit më i përdorur në të gjithë botën nuk punonte për rreth 40 minuta. Ndërkaq, nuk dihet ende se cilat janë shkaqet, teksa njerëz të ndryshëm kanë komentuar në Twitter lidhur me këtë anomali të kompanisë në pronësi të Facebook.

“WhatsApp nuk punon dhe të gjithë po shkruajmë në Twitter; nuk mund ta imagjinoj çdo të ndodhte nëse dhe Twitter nuk do të punonte”, shkruan një person në llogarinë e tij në Twitter.

Vetë kompania konfirmoi më herët se është duke punuar për të zgjidhur problemin, pa bërë të ditur çfarë ka ndodhur. Anomalia goditi Europën, përfshi dhe Shqipërinë, dhe zona të Malajzisë dhe Indonezisë. Njerëzit nuk mund të fshijnë apo të redaktojnë foton e tyre, apo të përditësohen me informacionet në WhatsApp.

Top Channel