Razer, firma e specializuar për “hardware gaming”, ka nxjerrë në treg celularin e përshtatshëm për video-lojra.

Razer Phone synon të tërheqë të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me atë që ofrojnë “smartphone”-t përsa i përket lojrave elektronike.

Celulari ka një rezolucion 2.560×1.440 piksel dhe frekuencë 120 Hz. Procesori i fuqishëm Qualcomm Snapdragon 835 është i shoqëruar me 8 GB RAM dhe 64 GB kujtesë, ndërsa karta microSD mund të mbajë deri në 2 TB.

Razer Phone do të dalë në treg në 17 nëntor me një çmim prej 749 eurosh.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel