Higuain sërish i përjashtuar nga Argjentina

02/11/2017 16:27

Gonzalo Higuain është përjashtuar sërish nga kombëtarja argjentinase. Trajneri Sampaoli nuk e ka përshirë sulmuesin e Juves në listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqësore kundër Rusisë në 11 nëntor dhe kundër Nigerisë më 14 nëntor.

Dhe një herë Sampaoli i ka dhënë besim sulmuesit të Interit Mauro Icardi dhe sulmuesit tjetër të Juves, Paolo Dybala. Edhe pse javët e fundit Higuain ka qenë në formë të shkëlqyer me Juvenrusin, kjo lëvizje e trajnerit Sampaoli ngre pikëpyetje të mëdha për mundësinë e përfshirjes së Higuain në skuadrën që do të luajë në finalet e Botërorit të Rusisë.
Më poshtë lista e përzgjedhur nga trajneri Sampaoli për miqësoret e Argjentinës.

Portierë: Romero, Guzman, Marchesin
Mbrojtës: Mascherano, Fazio, Mercado, Otamendi, Pezzella, Insua
Mesfushorë: Salvio, Banega, Acuña, Paredes, Rigoni, Kranevitter, A. Gomez, Perotti, E. Perez, Belluschi
Sulmues: Messi, Aguero, Icardi, Di Maria, Dybala, Pavon, Benedetto

Top Channel