Arrestohet në Maqedoni fotoreporteri nga Kosova

02/11/2017 16:04

Fotoreporteri nga Kosova, Blerim Uka, i cili punon për “Indeksonline” është arrestuar jashtë gjykatës në Maqedoni, teksa raportonte për shpalljen e vendimit të Gjykatës për “Grupin e Kumanovës”.

Mësohet se Blerim Uka ishte i akredituar nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të raportuar nga Gjykata.

Ende nuk dihen detaje të tjera nga arrestimi i fotoreporterit, i cili u arrestua teksa ishte duke ushtruar detyrën.

Top Channel