Shkencëtarët rusë thonë se kanë krijuar një “kostum Supermeni” që u lejon ushtarëve që të ecin mes shpërthimeve pa u lënduar aspak.

I bërë me një material rezistent ndaj të nxehtit, që duron deri në 30 sekonda kontakt direkt me flakët, ky kostum mund t’i japë një avantazh të madh ushtarëve rusë në fushë-betejë.

Kostumi është ende në fazën e testimit dhe mendohet se do të jetë gati në vitin 2020.

Videot e publikuara tregojnë një burrë të veshur me kostumin në fjalë, që ecën mes flakëve dhe nuk bie në tokë as kur i ndodh një shpërthim fare afër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel