Marcelino: Si e humba garën me Piolin, për stolin e Interit

01/11/2017 04:51

Valencia po ecën me një hap fantastik në këto javë të para, duke u renditur e dyta me 24 pikë, nën drejtimin Marcelinos, por ky i fundit mund të ishte një trajner i Interit, që nga nëntori i vitit të kaluar.

Pas largimit të holandezit De Boer, zikaltrit morën kontakte me të dhe Piolin, por deri në orët e fundit ishte spanjolli më i avantazhuar për të marrë drejtimin e ekipit.

Vetë trajneri i Valencias kujton udhëtimin në Milano, takimet me drejtuesit zikaltër dhe ndryshimin e menjëhershëm të situatës në favor të Piolit, ndonëse Marcelino dhe stafi i tij kishin qenë vetëm një firmë larg.

“Ishim në Milano dhe realizuam dy takime me drejtuesit e Interit. Deri pasditen e të shtunës, më 23 nëntor, unë dhe stafi im ishim të bindur se do të merrnim drejtimin e skuadrës nga e hëna, por gjërat ndryshuan në 13 orë dhe në fund zikaltrit zgjodhën Piolin”, kujton Marcelino.

Top Channel