Champions, surpriza ndodh në “Wembley”. Gjunjëzohet Reali

01/11/2017 21:33

Me një ndeshje të arkivuar tashmë nga gjysma e dytë e grupeve të Champions League, atë mes Beshiktashit dhe Monakos të përfunduar në barazim 1-1, sytë e sportdashësve janë fokusuar në superndeshje të tilla si Napoli-Man.City, apo Tottenham-Real Madrid, pa harruar të tjerat.

E nëse 45 minutat e para në “San Paolo” të jugut të Italisë është mbyllur në barazim 1-1, pas golit të Insignes dhe kundërpërgjigjes së Otamendit, surpriza po ndodh në “Wembley” të Londrës, aty ku zhvillon përkohësisht ndeshjet vendase ekipi i Tottenhamit, që po mposht Realin e Madridit me gol të Delle Alli.

Liverpooli, ndërkohë nuk ka arritur të zhbllokojë shifrat e takimit që po zhvillohet në “Anfield Road” ndaj sllovenëve të Mariborit, ndërsa Sevilla fiton minimalisht 1-0 ndaj Spartakut të Moskës. Në ndeshjet e tjera, Shakhtari mposht 2-1 Feyenoordin, Porto fiton 1-0 ndaj Leipzigut, ndërsa Dortmundi mposht 1-0 APOEL-in e Nikosisë.

Top Channel