Champions, Monaco drejt “mbytjes”

01/11/2017 20:38

Në vendin e fundit të grupit në Champions, Monako ndërlikoi edhe më tej pozitat e saj me barazimin 1-1 në Stamboll, ndaj Beshiktashit.

Ashtu si edhe dy javë më parë, djemtë e Jardim kaluan të parët në avantazh, por nuk e ruajtën dot rezultatin. Pa Falkaon dhe të vendosur me rreshtimin 4-2-3-1, me Keita Balde në sulm, monegaskët e nisën shumë mirë ndeshjen. Por, ishte vetëm minuta e 46 kur Rony Lopes zhbllokoi rezultatin në favor të francezëve.

Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Beshiktashi u rrit në lojë dhe arriti të barazojë me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga Tosun.

Me këtë barazim, Monako është pothuajse i eliminuar nga Champions League, me 2 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Beshiktashi ka një këmbë në 1/8 e finaleve, pasi renditet në vend të parë me 10 pikë.

Top Channel