Barcelonës i zbrazet mesfusha

01/11/2017 21:52

Barcelona ka humbur për shkak dëmtimi dy nga mesfushorët e saj.

Sergi Roberto dhe Andre Gomes u dëmtuan në ndeshjen ndaj Olympiacos në Athinë, duke lënë pa shumë zgjedhje trajnerin Ernesto Valverde për ndeshjen ndaj Sevilla në fundjavë.

Roberto vuan një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 5 javë. I njëjti dëmtim për Gomes, i cili nuk do të luajë një muaj.

Këtyre dy mesfushorëve u shtohen edhe Andres Iniesta dhe Rafinha, të cilët janë në infermieri aktualisht. Duke shpresuar në rekuperimin e Iniestës, Valverde ka në dispozicion për mesfushën vetëm Busquets, Rakitic, Paulinho dhe Denis.

Top Channel