Takimet muzikore të “Dy Botëve” në Tiranë

31/10/2017 09:28

Pianistja Silva Skënderi dhe violinist malazez Miran Begiç ndërthurin traditën shqiptare dhe malazeze me muzikën klasike  në Tiranë.

Edicioni i XI-të i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” do të mbyllet  në Tiranë në 31 tetor me koncertin Gala  “Aty Ku Muzika Klasike Takohet Me Traditën”. 

“Bashkëpunimet me instrumentistë të huaj janë gjithmonë frytdhënëse sepse sjellin gjëra të reja. Sjellin kultura të ndryshme dhe është gjuha më e mirë e komunikimit midis popujve, është muzika”, thotë pianistja Silva Skënderi.

Programi i koncertit sjell tre sonata nga Mozart, Ludvig van Bethoven, Edvard Grieg dhe valle nga Aleksander Peçi dhe Hercigonja Dances.

“Do të fillojë me autorët kryesorë. Të cilët janë edhe themelet e muzikës klasike Mozart, Bethoven, Grieg, sonata e famshme. Për të vijuar më pas me kompozitorë shqiptarë dhe malazezë”, thotë Skënderi.

“Akademia është e mrekullueshme, salla e koncertit po ashtu. Kemi po ashtu performancën e dy kompozitorëve, malazezë dhe shqiptarë. Kuptimi i karakteristikave tona individuale dhe nacionale, por edhe gjërat e përbashkëta që kemi si ritmi, melodia, apo ndjeshmëria, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Miran Begiç, violinist.

Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga  e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Top Channel