Pr/buxheti 2018, Ahmetaj: Vazhdimësi rritjes ekonomike

31/10/2017 17:28

Partia Socialiste zhvilloi takimin e parë sektorial për ekonominë dhe financat, ku ministri Arben Ahmetaj ripërsëriti se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është buxheti i vazhdimit të rritjes ekonomike.

“I rritjes së investimeve publike, rritjes së të ardhurave, uljes së borxhit publik, mbështetjes së reformave dhe vazhdimit të konsolidimit fiskal”, thotë Ahmetaj.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ripërsëriti prioritetin tek investimet në infrastrukturë. Ai thotë se përparësi do të kenë akset me rëndësi kombëtare dhe është duke u diskutuar mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës për një listë të projekteve që do të përfitojnë financim.

Sa u takon të ardhurave, Ahmetaj tha se në 2017 parashikohet një rritje prej 28.1 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, rritje që kreu i Financave thotë se nuk bazohet tek rritja e taksave.

“Rezultat i përmirësimit administrativ dhe i luftës kundër informalitetit. Nuk bazohet në rritje taksash, por përkundrazi në disa sektorë kemi pasur ulje të taksave”, deklaroi ai.

Top Channel