Prodhuesit e një video-loje të vendosur në një realitet alternativ, ku nazistët kanë fituar Luftën e Dytë Botërore, janë detyruar që të censurojnë Adolf Hitlerin, duke i hequr mustaqet.

Lideri nazist shfaqet krejtësisht i rruar në versionin gjerman të lojës “Wolfenstein II: The New Colossus”, në një përpjekje për të shmangur ligjet e rrepta antinaziste të vendit.

Që nga viti 1945, svastika dhe simbolet e tjera naziste nuk lejohen në Gjermani dhe video-loja po mundohet në maksimum që të jetë në rregull me ligjin. Në këtë lojë, Hitleri nuk përmendet kurrë në emër, me personazhet që i drejtohen atij “Kancelari im”.

Edhe svastika është modifikuar në lojën në të cilën Amerika është pushtuar nga nazistët dhe lojtarët duhet të udhëheqin rezistencën për të çliruar Shtetet e Bashkuara.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel