Rruga e Lumit të Vlorës, mbyllet financimi

31/10/2017 15:09

Mbyllet financimi për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës. Komisioni i veprimtarive prodhuese miratoi kredinë prej 30 milionë dollarësh dhënë nga fondi saudit për zhvillim, për segmentin e fundit të kësaj rruge.

“Ky si segment do të mbulohet nga ky financim që paraqesim sot. Është i rëndësishëm pasi mundëson kalimin, pa kaluar nga Vlora, pa kaluar nga Llogaraja dhe del me 94 km në zemër të bregdetit jonian.Nëpërmjet kësaj zone që është absolutisht në nevojë për të pasur një korridor lidhës me rrugët e tjera”, tha Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Rruga e lumit të Vlorës ka një gjatësi prej 94 kilometrash. Ajo do t’i vijë në ndihmë më shumë se 40 mijë banorëve që jetojnë në një nga zonat më të varfëra të këtij qarku.

Në total financimi shkon në 72 milionë dollarë, nga të cilat 42 milionë dollarë të tjerë janë dhënë nga Fondi Kuvajtjan për Zhvillim.

Puna ka nisur në tre segmentet e para. Qeveria shqiptare do të përballojë koston e TVSH. Projekti pritet të përfundojë në 2020.

Top Channel