Muzika shqiptare në fokusin e Financial Times: Të hipnotizon

30/10/2017 12:01

Financial Times e Londrës përmes një artikulli për turneun britanik të ansamblit shqiptar të muzikës tradicionale “Saz’iso”, që fillon në 1-11 nëntor nëpër disa qytete britanike, reklamon fuqishëm muzikën popullore shqiptare.

Në shkrimin me titullin” I hipnotizuar nga tingujt e Bluzit ballkanik”, gazeta e madhe britanike Financial Times, duke shkruara për sazet shqiptare thekson se ato “janë hipnotike dhe shpirtërore, siç është vetë Shqipëria”.

Producenti i grupit Joe Boyd shprehet se “Shqipëria është e jashtëzakonshme. Herën e parë që e vizitova për të marrë pjesë në festivalin e Gjirokastrës, nuk e kisha idenë se çfarë më priste. Ajo që zbulova ishin njerëz miqësor dhe një skenë mbresëlënëse e muzikës tradicionale”.

Ansmabli “Saz’iso”, prej 9 instrumentistesh dhe këngëtarësh, i krijuar nga producenti i njohur, 70 vjeçari, Joe Boyd, i cili ka bashkëpunuar dikur edhe me Pink Flloyd, do të jetë grupi i parë muzikor shqiptar, që do të zhvillojë një turne zyrtar në Britani.

Turneu që fillon më 1 nëntor dhe përfundon më 11 nëntor, do të nisë nga Kardifi në Uells për të vazhduar ne Cambdridge, Bristol, York, Sheffield e deri ne Londër, ku për shfaqen e Londrës në të famshmen, qendrën e shfaqjeve, Barbican janë shitur të gjitha biletat.

Producenti Boyd bashke me bashkëshorten e tij Andrea Goertler, e cila jeton tashmë në Shqipëri thonë se “audienca britanike do të përjetojë një argëtim realisht ekzotik”.

Ata shpresojnë se turneu i “Saz’iso”, “do të ndihmojë që t’i hapi sytë e publikut britanik ndaj bukurisë se Kulturës Folklorike të Shqipërisë”.

Reklamë këtij turneu muzikor shqiptar që fillon të martën i ka bërë edhe The Guardian e Londrës.

Top Channel