Myzeqeja braktis grurin

30/10/2017 14:42

Dikur në Myzeqe, gruri u linte pak hapësirë kulturave të tjera bujqësore. Por sot, fermeret po e braktisin dita-ditës mbjelljen e drithit bazë për tavolinën shqiptare. Shkak thonë se eshte kostoja.

Kostoja e mbjelljes së një dynymi tokë shkon në 25 mijë leke, por sasia e grurit e prodhuar prej saj kur del në treg nuk shitet më shumë se 9 mijë leke.

Këtë vit kostos së farërave dhe pesticideve iu shtua edhe ajo e dëmit nga thatësira. Temperaturat ende të larta për vjeshtën e kanë shtyrë mbjelljen për dy javë.

Top Channel