“25 gërshetat” arbëreshe; “Peppa Marriti Band” homazh muzikës shqiptare

30/10/2017 16:18

Ata janë rikthyer sërish me një tjetër homazh për muzikën shqiptare. Janë “Peppa Marriti Band”, të cilët sapo kanë publikuar videoklipin e tyre të dytë, një ripunim i këngës “25 gërsheta”.

Në tekstin shpjegues krah videos së publikuar grupi i 5 djemve nga Kozenca ndan me admiruesit e muzikës së tyre se është Shqipëria, atdheu i të parëve që i emocionon aq shumë sa herë flitet për të, e që i frymëzon në krijimet e tyre.

Video është xhiruar në komunen Amendolara në Kalabri, ndërsa protagonist të saj nuk janë vetëm djemtë e bandës arbereshe, por edhe grupi folk “Shqiponjat”, që kërcejnë me kostumet arbëreshe.

Ndonëse ka vetëm pak ditë që është publikuar krijimi i tyre i ri, të shumtë janë ata që e kanë përqafuar këtë version të “25 gërshetave arbëreshe”.

Top Channel