Tek Interi jeton hipoteza Mangala

28/10/2017 18:25

Sipas Tuttosport, emri i mbrojtësit Eliaquim Hans Mangala vijon të mbetet në orbitën e Interit.

Nëse në janar do të vinte një tjetër mbrojtës që do ta kërkonte Guardiola, largimi i 26-vjeçarit në formën e huas nga Manchester City do të ishte e paevitueshme.

E nëse kjo do të ndodhte, sipas mediave italiane, zikaltrit do të kryesonin listën e ekipeve të interesuara për shërbimet e francezit, aq më pak kur vitin e ardhshëm përfundon kontrata me një tjetër qendërmbrojtës, Mirandën.

Top Channel