Manchester fiton në fund me Tottenham

28/10/2017 15:37

Martial i ka dhënë fitoren Manchester United në ndeshjen hapëse të javës së 10 të Premier League përballë Tottenham.

Një lojë e luftuar ajo e luajtur në ‘Old Trafford’, mes Manchester që në pjesën më të madhe të lojës është vënë në vështirësi nga Tottenham. Miqtë në mungesë të Harry Kane, kanë besuar te fantazia e Eriksen dhe shpërthimet e fuqishme të Delle Ali. Por si gjithnjë Mourinho kish vënë përballë një mbrojtje hermetike, që pothuaj asnjëherë nuk gaboi.

Takimin me golin “Djajtë e Kuq” e arritën në limitin e takimit, kur Martial i sapohedhur në fushë shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes për të mposhtur portierin Lloris.

Manchester United ngjitet kështu në kuotën e 23 pikëve, ndërsa javën tjetër përgatitet për superndeshjen me Chelsea në Londër.

Top Channel