Lazio refuzoi 70 milionë euro për Ciro Immobile

28/10/2017 19:10

Padyshim që ai mund të cilësohet si shtylla kryesore e një Lazio që me kalimin e çdo jave po shton edhe oreksin e saj, duke hedhur sytë nga titulli kampion i Seria A.

Por prej disa vitesh kampionati italian po has vështirësi që t’i mbajë yjet e saj dhe të paktë e mendonin se Ciro Immobile do të përbënte përjashtim, aq më pak kur në tavolinë ishin 70 milionë euro.

Kjo është shuma që, sipas “Gazzetta dello Sport”, erdhi nga kinezët e Shanghai SIPG për Lazion, e për sulmuesin italian ata vunë në dispozicion 6.5 milionë euro.

Mesa duket Drejtuesi Sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare, ka bërë një punë mjaft të mirë në mos-shitjen e Immobiles, vlerat e të cilit sa vijnë e rriten.

Top Channel