Festivali i teatrit, në “Skampa” takimi ndërkombëtar

28/10/2017 14:55

Ka përfunduar në Teatrin “Skampa” edicioni i 19 i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor, festivali me jetëgjatë në vend i këtij zhanri.

Si çdo vit ai solli një moto të re, që synonte të tjera pritshmëri dhe objektiva, të cilat sipas drejtorit të festivalit u arriten.

“Fakti që nga dita në ditë festivali filloi të rritej, publiku filloi ta ndjekë dhe salla ishte plot, tregon që festivali në pikëpamje të komunikimit me spektatorin ia ka arritur qëllimit. Në pikëpamje të objektivave që pati festivali brenda tij ne pamë larmi stilesh duke filluar që nga trupa kineze e Shangait e duke përfunduar me trupën e sotme që vjen nga Zvicra. Kemi pare larmi stilesh e performancash, kualitete shfaqjesh të cilat pasuruan patjetër background-in e festivalit dhe na nxisin e stimulojnë të ecim përpara”, tha Adonis Filipi, Drejtor i Festivalit te Teatrit.

Këtë vit në Festivalin e Teatrit Bashkëkohor morën pjesë trupa teatrore nga Italia, Kina, Kosova, SHBA, Kili, Zvicra, Rusia si edhe trupat teatrore vendase.

Risi e këtij edicioni ishte Teatri Shqiptar i Amerikës i cili solli poemën dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Top Channel