Barça, 90 mln euro për Griezmann

28/10/2017 14:15

Pas largimit të Neymar dhe dështimit të pranuar në heshtje me blerjen e Dembele nga Dortmund, kanë shtyrë drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për Antoine Griezmann.

Sipas raportimeve të mediave katalanase klubi kërkon një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe identikiti më i përshtatshëm është ai i sulmuesit francez të Atletico Madrid. Barcelona është gati të ofrojë deri në 90 milionë euro për sulmuesin shtatshkurtër.

Në fakt, Griezmann është në shënjestër nga shumë skuadra prej kohësh, edhe pse ai me vullnetin e tij i ka refuzuar largimin nga Madridi.

Më e qartë kjo gjë ka qenë në verën që lamë pas, kur ai kishte arritur një parakontratë me Manchester United, por duke parë vështirësitë e Atletico Madrid, që nuk mund të kryente dot merkato, pranoi qëndrimin në Madrid.

Top Channel