Bayern Munchen mundi me 11-metërsha skuadrën e Leipzig në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Kupës së Gjermanisë, por ndeshja do të kujtohet për një arsye tjetër.

Në fund të pjesës së parë, drejtori sportiv i Leipzig, Ralf Rangnick, ka lënë vendin e tij në tribunë dhe ka zbritur në fushë. Arsyeja? Arbitri në fillim akordoi 11-metërsh për Leipzig, por, pas konsultimit me anësorin, dha goditje dënimi për një faull jashtë zone.

Në fundin e pjesës së parë, Rangnick u përpoq t’i tregonte me celularin e tij arbitrit se vendimi që kishte marrë ishte i gabuar. Lojtarët e Bayern u nervozuan nga kjo sjellje, por situata u qetësua.

Të shtunën, këto dy skuadra do të përballen sërish me njëra-tjetrën, këtë radhë për kampionat.

Top Channel