Suso: Kundër Juves?! Jetike të mos humbasim

27/10/2017 12:42

Fytyra e shndërrimit të Milanit kundër Chievos ishte ajo e Susos, pasi nga këmbët dhe fantazia e tij kaluan edhe golat për kuqezinjtë.

“Ishim të bllokuar, kjo është një fitore që na jep besim. Kundër Juventusit është e rëndësishme që të mos humbasim, duhet të luajmë si një skuadër”, ka deklaruar Suso pak ditë para një prej sfidave më të pritura në Seria A, Milan-Juventus.

Por ai bën edhe një premtim, nëse shënon në portën e Buffon, kthehet në këmbë në shtëpi.

Top Channel