Sabien Lilaj: Jemi më të mirët në Superligë

27/10/2017 14:04

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj vlerëson se për t’i fituar ndeshjet duhet që t’i marrin me radhë dhe nuk duhet të shpërqendrohen nga ndeshja që do të luhet në Beograd më 2 nëntor, madje duke mos dashur të bëjë krahasime ai ka shtuar se rëndësi ka që janë më të mirët në Shqipëri.

“Beogradi?! Mendoj per ndeshjen e radhës. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një për të arritur titullin. Ne vitet e fundit kemi qenë gjithmonë më të mirët. Nuk mund ta krahasoj cili është ekipi më i mirë, e rëndësishme është që jemi më të mirët në Shqipëri”, u shpreh Sabien Lilaj duke shtuar se “Është shpejt për t’u lodhur pasi jemi në aktivitet. Lodhja qëndron në mendje. Për mendimi tim, titujt të bëjnë të ecësh përpara”.

Në konferencën e mbajtur në prag të ndeshjes me Luftëtarin, Lilaj ka treguar edhe arsyen përse kundër Teutës, penalltinë e dytë e ekzekutoi Muzaka dhe jo.

“E rëndësishme ecuria e ekipit në këto 7 javë të para dhe jo golat. Të japin shtysë për të ecur para, por fati im që po gjuaj dhe penalltitë. Në Durrës rezultati ishte në favorin tonë dhe unë kisha shënuar ndaj ia lash në dorë Muzakës”, sqaroi Lilaj.

Top Channel