Milinkoviç: Ernest Gjoka, koleg i suksesshëm

27/10/2017 14:51

Kukësi do të luajë përballë Vllaznisë me shumë mungesa, por ky nuk është një justifikim për objektivin e skuadrës verilindore dhe trajnerin Milinkoviç.

Tekniku serb e nisi konferencën e tij për shtyp duke vlerësuar Ernest Gjokën, paraardhësin e tij dhe trajnerin që është edhe trajneri kampion në fuqi.

“Nuk shikoj asnjë sfidë për Gjokën. E konsideroj si një koleg të suksesshëm. Ne jemi të fokusuar të ndeshja jonë dhe do të bëjmë maksimumin për të siguruar fitoren”, u shpreh Milinkoviç. “E di që për momentin skuadra ime nuk është në gjendje që të zhvillojë 90 minuta shumë të mira, kjo për faktin sepse nuk jemi në kondicionin e duhur. Por për mua është e rëndësishme që të fitojmë ndeshjen”.

Më pas Milikoviç shprehet se kundërshtari është më i fortë nga ç’reflektohet në klasifikim. “Edhe pse nuk ka shumë pikë dhe ka ndryshuar trajner, për mua Vllaznia është një skuadër shumë e mirë. Dhe sezonin e shkuar I ka krijuar shumë problem Vllaznisë”, tha Milinkoviç.

Kukësi në këtë moment të sezonit po vuan nga mungesa e disa futbollistëve cilësorë, të cilët janë lënë jashtë skuadre për shkak dëmtimesh. “Shpesh e kam thënë që futbollistët e mi nuk duhet të kënaqen me fitore 1-0. Dua që ndeshjet t’i fitojmë me goleadë. Sa I përket formacionit nuk dua të rrezikoj me Zeqirin, sepse e aktivizuam në ndeshjen me Partizanin dhe ai u dëmtua sërish. Musolli do të jetë gati për sfidën e ardhshme, ndërsa Hallaçi ka dëmtim sipërfaqësor, por nuk dua të rrezikojmë me të”, tha Milinkoviç.

Top Channel